Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Objekti:           Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor

Subjekti:         Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca

Periudha:        Vitet 2017, 2016, 2015

Status:             Vlerësim Nominal (faktik-deskriptiv)

 

Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Tom Ndreca. Vlerësimi professional fokusohet vetëm në analizën e e të dhënave gjyqësore sa i takon afateve dhe vonesave eventualë në shqyrtimin e dosjeve gjyqësore nga gjyqtari në fjalë. Vlerësimi bazohet në të dhënat e grumbulluara nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.

 

Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin e plotë të Vlerësimin Nominal për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca.

 

Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Tom Ndreca, nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky Vlerësim Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari në fjalë ka qenë relator i çështjes gjyqësore. Vlerësimi nuk analizon vendimet e marra në dhomë këshillimi për pranimin ose jo të rekursit në Gjjykatën e Lartë.

 

II. Vlerësimi i performances për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Penal të GJL për gjyqtari Tom Ndreca si relator.

 

Viti 2017

 

Gjyqtari Tom Ndreca rezulton të këtë qenë relator në 30 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuar në vitin 2017. Ky Kolegj dha gjithsej 152 vendime gjyqësore në 2017-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Tom Ndreca ka vendimuar rreth 1/3 e totalit.

 

Mesatarisht, gjyqtari Tom Ndreca ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 2.5 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2017-ës rezulton të jetë rreth 12.6 çështje në muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë , dhe me një perllogaritje te thjeshte ngarkesa per secilin ështe 2.52 çështje mesatarisht të vendimuara në muaj.

 

Tabela 1 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Tom Ndreca në vitin 2017, të renditura nga më e vonuara e deri tek më pak e vonuara.

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga gjyqtari Tom Ndreca, të vendimuara në 2017-ën rezulton të jetë 444 ditë.

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jetë 443 ditë (152 vendimime në total për 2017-ën). Gjyqtari Tom Ndreca rezulton i pozicionuar thuajse në një vijë me këtë mesatare të Kolegjit Penal, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të relatuara prej tij.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurse penale të vendimuar në 2017-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Tom Ndreca në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.49, dt séance 15.02.2017. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 14.07.2014 dhe është vendimuar në dt. 15.02.2017 (vendimi i bashkalidhur ). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga regjistrimi i rekursit deri në marrjen e vendimit ka qenë 947 dite ose rreth 2.6 vjet.
Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor penal, me relator Tom Ndreca është ajo me nr. akti 2288, rekurs i regjistruar në datë 14.12.2016 dhe i vendimuar brenda 175 ditësh, në dt.07.06.2017.

***

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2017, që kanë patur relator gjyqtarin Tom Ndreca janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 68.2 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2017-ën është 67.1 ditë.

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çështje gyqësore penale me relatuar gjyqtarin Tom Ndreca është ai me nr.151, dt. seance 15.03.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 189 ditësh.

 

Rezulton se nga 30 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Tom Ndreca dhe të vendimuara në 2017-ën, vetëm 8 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit 30 ditor.

 

Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Tom Ndreca, si relator i dosjeve të vendimuara në 2017-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 500, dt seance 08.06.2017 (nr. Akti 179) me vetëm 8 ditë kohëzgjatje në dorëzim (16.06.2017).

 

Tabela 2 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2017-ën me ralator gjyqtarin Tom Ndreca.

 

 Viti 2016

 

Gjyqtari Tom Ndreca rezulton të këtë qenë relator në 42 rekurse në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimuar në vitin 2016. Ky Kolegj dha gjithsej 241 vendime gjyqësore në 2016-ën. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, gjyqtari Tom Ndreca ka vendimuar rreth 1/6 e totalit vjetor.

 

Mesatarisht, gjyqtari Tom Ndreca ka vendimuar gjatë vitit 2016 me një frekuencë prej 3.5 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2016-ës rezulton të jetë rreth 20 çështje në muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, dhe me një perllogaritje të thjeshtë ngarkesa per secilin është 4 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj.

 

Tabela 3 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të vendimuara nga Gjyqtari Tom Ndreca në vitin 2016, të renditura nga “më e vonuara” e deri tek “më pak e vonuara”.

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga gjyqtari Tom Ndreca, të vendimuara në 2016-ën rezulton të jetë 363 ditë ose rreth 1 vit.

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jetë 362 ditë (241 vendimime në total për 2016-ën). Gjyqtari Tom Ndreca rezulton të jëtë i pozicionuar thuajse në një vijë me këtë mesatare të Kolegjit Penal, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të relatuara prej tij.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2016-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Tom Ndreca në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.1357, dt seance 06.07.2016. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 07.02.2014 (vendimi i bashkalidhur ). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 880 ose rreth 2.4 vjet.

 

Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator Tom Ndreca është ajo me nr. akti 681, rekurs i regjistruar në datë 20.04.2016 dhe i vendimuar ne datë 18.05.2016, pra brenda 28 ditësh.

***

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2016 me relator gjyqtarin Tom Ndreca janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 79.6 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2016-ën është 79.8 ditë.

 

Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Tom Ndreca është ai me nr.1198, dt. seance 06.07.2016, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 232 ditësh.

 

Rezulton se nga 42 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Tom Ndreca dhe të vendimuara në 2016-ën nga Kolegji Penal, 24 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Tom Ndreca, si relator i dosjeve të vendimuara në 2017-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 1349, dt seance 20.07.2016 (nr. Akti 892) me vetëm 2 ditë kohëzgjatje në dorëzim .

 

Tabela 4 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2016-ën me ralator gjyqtarin Tom Ndreca.

 

 Viti 2015

Gjatë vitit 2015, gjyqtari Tom Ndreca ka relatuar 49 rekurse të vendimuara në Kolegjin Penal të GJL. Gjatë vitit 2015, ky Kolegj dha gjithsej 231 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Tom Ndreca ka vendimuar pak me shume se 1/5 e totalit për vendimet e 2015-ës..

 

Mesatarisht, gjyqtari Tom Ndreca ka vendimuar gjatë vitit 2015 me një frekuencë prej 4 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet penale ku ai ka qenë relator). Frekuenca e Kolegjit Penal të GJL për vendimimet e 2015-ës rezulton të jetë rreth 26.7 çështje çdo muaj. Ngarkesa shpendahet kryesisht mbi 5 anetarë, dhe me një perllogaritje të thjeshtë ngarkesa per secilin është 5.2 çështje mesatarisht të vendimuara çdo muaj nga secili anetar .

 

Tabela 5 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në vitin 2015 për çështjet penale me ralator gjyqtarin Tom Ndreca.

 

Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Tom Ndreca, të vendimuara në 2015-ën është 424 ditë.

 

Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 rezulton të jetë rreth 427 ditë (231 vendimime në total për 2015-ën). Gjyqtari Tom Ndreca rezulton të jëtë i pozicionuar thuajse në një vijë me këtë mesatare të Kolegjit Penal, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të relatuara prej tij.

 

Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për rekurs penal të vendimuar në 2015-ën dhe të relatuar nga gjyqtari Tom Ndreca në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë përkon me vendimin nr.2452, dt. seance 23.09.2015. Ky rekurs penal është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 21.02.2013 (vendimi i bashkalidhur ). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit final ka qenë 942 ditë ose rreth 2.6 vjet.

 

Rekursi më pak i vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Tom Ndreca është ajo me nr. akti 2185, rekurs i regjistruar në datë 11.06.2015 dhe i vendimuar ne datë 11.11.2015, pra brenda 5 ditësh.

***

Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të dosjes së vendimuar, rezulton se rekurset penale të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarin Tom Ndreca janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë mesatarisht për 56.2 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Penal për këtë tregues në 2015-ën është 59.8 ditë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çështje gyqësore penale me relator gjyqtarin Tom Ndreca është ai me nr.3249, dt. seance 23.12.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 371 ditësh.

 

Rezulton se nga 49 rekurse penale gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Tom Ndreca dhe të vendimuara në 2015-ën nga Kolegji Penal I GJL, 19 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda një afati 30 ditor.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretarinë e GJL nga gjyqtari Tom Ndreca, si relator i dosjeve të vendimuara në 2015-ën në Kolegjin Penal, është ai me nr. 2688, dt. seance 21.10.2011, me vetëm 1 ditë kohëzgjatje në dorëzim .

 

Tabela 6 në www.gjykataehapur.al jep një paraqitje të detajuara të kohëzgjatjes në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të dosjeve penale të vendimuara në 2015-ën me ralator gjyqtarin Tom Ndreca.

 

III. Vlerësimi i performances për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor për gjyqtarin Tom Ndreca si relator në K. Administrativ të GJL

 

Gjatë vitit 2017, Gjyqtari Tom Ndreca rezulton të jetë caktuar vetëm njëherë si relator në një rekursi Administrativ në Gjykatën e Lartë. Rezulton se rekursi me nr akti 3-regjistri 874, është regjistruar në datë 07.03.2014 dhe është vendimuar në datë 05.12.2017. Kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë rekurs përllogaritet të jetë 1369 ditë, ose 1279 ditë tej afatit ligjor që përmban ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

 

Sa i takon dorëzimit të dosjes së vendimuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë nga seance e fundit vendimuese për këtë rekurs rezultojnë 48 ditë, nga 10 ditë që parashikon ligji Nr. 49/2012, i ndryshuar.

 

IV. Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Civil të GJL, gjyqtari Tom Ndreca si relator

 

Gjatë vitit 2017, 2016 dhe 2015, Gjyqtari Tom Ndreca nuk rezulton të jetë caktuar ndonjëherë si relator në rekursi të shqyrtuara/vendimuara në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.