Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

GJYKATA E APELIT TIRANE, PENALE THEMELI 2021, kohëzgjatja në shqyrtim gjyqësor dhe në arsyetim/dorëzim vendimi

SHENIM METODOLOGJIK:  

Tabela e mësipërme reflekton në rend numerik të dhënat gjyqësore të rendituara sipas Numratorit për Çështjet Penale të Themelit per vitin 2021, të administruar nga Gjykata e Apelit Tiranë. Vargu numerik hapet me vendimin nr. 1, datë 13 Janar 2021 dhe mbyllet me vendimin nr. 735, dt. 28 Dhjetor 2021.

  1. Për 23 vendime gjithsej, në regjistër nuk gjenden të pasqyruara të dhënat për datën e dorëzimit të vendimit në sekretarinë gjyqësore. Konkretisht, këto janë vendimet nr. 17, 47, 81, 147, 171, 188, 191, 220, 320, 321, 322, 325, 333, 387, 392, 405, 492, 543, 576, 631, 637, 646, 698. Rrjedhimisht, ne kolonen “Kohezgjatja ne Dorëzim”, ne rrjeshtat e vendimeve te mesiperme, fusha është e zbrazet (nuk ka vlera numerike).
  2. Të dhënat në Numrator për vendimin nr. 564, 593, 594, 595, 294, 483, 485, 591, 442, janë gjithashtu të papërpunueshme, për shkak të inkoherencës së datave (data e dorezimit është më e hershme se sa data e vendimit). Keto vendime penale themeli te dhene ne vitin 2021 jane  tërhequr nga tabela e mësipërme (nuk jane pasqyruar në tabelë). Mbeshtetur ne Metodoligjine e Vleresimit Tematik, te dhenat e hedhura me gabime ne Numratorin e Gjykates nuk bëhen pjesë e Vlerësimit.