Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Kohëzgjatja shqyrtim/dorëzim, çështje civile 2021, Gjykata e Rrethit Tiranë, 3-mujori i parë

SHENIM METODOLOGJIK

1. Të dhënat në Numrator për vendimin nr. 1009/2021 dhe 1499/2021 janë të papërpunueshme, për shkak të inkoherencës së datave (data e dorezimit është më e hershme se sa data e vendimit). Keto 2 vendime jane tërhequr nga tabela e mëposhtme (nuk jane pasqyruar në tabelë). Për 5 vendime të tjera, nuk gjenden të pasqyruara të dhënat për datën e dorëzimit të vendimit në sekretarinë gjyqësore. Konkretisht, këto janë vendimet nr. 1907, 1873, 1491, 1149, 1874, Rrjedhimisht, ne kolonen “Kohezgjatja ne Dorëzim”, ne rrjeshtat e vendimeve te mesiperme, fusha është e zbrazet (nuk ka vlera numerike).