Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

KOLEGJI ADMINISTRATIV, GJYKATA E LARTE, MONITORIMI 2017 – 2018

Në terma kohore, monitorimi mbulon vitin 2017. Ai analizon dhe evidenton situatën e vonesave në shqyrtimin gjyqësor dhe dorëzimin e dosjeve në Kolegjin Administrativ të GJL (hap këtu databazën e plotë).  Të dhënat e monitorimit shërbejnë për të përllogaritur gjithashtu nivelin e zbatimit të ligjit Nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, (ndryshuar me ligjin nr. 100/2014). Në total, INFOCIP disponoi nga Gjykata e Lartë 897 të dhëna vendimesh
prej të cilave analizës së posaçme për efekte të këtij vlerësimi tematik iu nënshtruan 836 prej tyre. Të dhënat respektive përfaqësojnë numrin e aktit, numrin e vendimit, datën e regjistrimit, datën e seancës, datën e dorëzimit, datën e perfundimit etj… Kolegji Administrtiv i Gjykatë së Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi (neni 60, pika 2 e ligjit nr. 49/2012, të ndryshuar). Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e rekursit, aktet e  komunikimit të rekursit, kundër-rekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve. Për të vlerësuar kohëzgjatjen e procesit gjyqësor administrative në GJL, i cili në ligj parashikohet të jetë 90 ditë, nevojitet disponimi i datës së regjistrimit të rekursit dhe data e vendimimit të çështjes. Rregjistrat e Gjykatës së Lartë nuk dokumentojnë datën e ardhjes së rekursit me atribute të plota kalendarike (shënohet vetëm viti, por jo dita dhe muaji). Në kuadër të këtij Raporti, kjo konsiderohet një “e metë” në sistemin e mbajtjes së të dhenave nga GJL. Për efekt të këtij monitorimi, data e saktë e ardhjes së rekursit është gjeneruar
nga operatorët e INFOCIP përmes metodës së kryqëzimit të të dhënave me burime të tjera parësore që administrohen nga vetë GJL. Nga ana tjetër, data e vendimit është një e dhënë e cila dokumentohet rigorozisht në fletët e regjistrave të GJL.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë