Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

MASA SIGURIMI VITI 2022, GJYKATA E APELIT KORCE

SHENIM METODOLOGJIK DHE BAZA LIGJORE E VLERESIMIT TEMATIK – Ankimi kundër masave të sigurimit është një e drejtë që  garantohet nga neni 249 i Kodit të Procedurës Penale. Ankimi paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, e cila detyrohet që brenda 3 ditëve nga realizimi i njoftimeve të dorëzojë aktet në gjykatën që do të shqyrtojë ankimin. Data e caktuar për seancën i njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të paktën tri ditë përpara. Ankimi shqyrtohet brenda 10 ditëve nga marrja në dorëzim e akteve (paragrafi 6, neni 249, KPrP). Gjykata vendos, sipas rastit, shfuqizimin, ndryshimin ose miratimin e vendimit, edhe për arsye të ndryshme nga ato që janë parashtruar ose nga ato që tregohen në pjesën arsyetuese të vendimit. Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 10 ditëve (paragrafi 7, neni 249, KPrP). Kur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit të caktuar, akti në bazë të të cilit është marrë masa shtrënguese e humbet fuqinë (paragrafi 8, neni 249, KPrP).