Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vleresimi i ngarkeses gjyqesore, Gjykata e Apelit Tirane, viti 2017

Ngarkesa e trupës gjyqësore.

Gjykata e Apelit Tiranë është një gjykata që përballon ngarkesën më të lartë të punës ndër gjithë gjykatat e Apelit në RSH. Vetëm çështjet e themlit të vendimuara prej saj në vitin 2017 ishin 4695. Kjo përbën vetëm një pjesë të ngarkesës gjyqësore e cila në tërësinë e saj përfshin edhe vendimet e ndërmjetme, urdhrat e ekzekutimit si dhe masat e sigurise.
Kjo ngarkesë gjyqësore gjatë vitit 2017 u përballua nga një trupë gjyqësore prej 32 gjyqtarësh, të organizuar në Dhomën Civile dhe në Dhomën Penale. Totali i çështjeve gjyqësore të vendimuara prej tyre në vitin 2017 është detajuar edhe si shumë e vendimeve civile dhe atyre penale që ata rezultojnë të kenë dhënë për çështjet e themelit të shqyrtuara prej tyre.
INFOCIP ka vlerësuar ngarkesën gjyqësore në Gjykatën e Apelit Tiranë për çështjet e themelit të vendimuara gjatë vitit 2017. Të dhënat e analizuar përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL sugjerojnë një ngarkesë mesatare prej 146.7 çështje për çdo gjyqtar.
INFOCIP, për herë të parë ka analizuar edhe treguesit e eficiencës gjyqësore për secilin gjyqtar në raport me ngarkesën që ai ka patur sa i takon çështjeve të themelit. Treguesit e eficiencës në këtë rast nënkuptojnë kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor dhe kohëzgjatjen e arsyetimit të vendimit.
Përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL është bërë e mundur që përmes funksioneve të filtrimit dhe të rankimit, të mundësohen krahasimet e këtyre treguesve veç e veç apo të kombinuar, sipas rendit të dëshiruar.
Këto funksione krijojnë mundësinë për të vlerësuar edhe shpëndarjen e ngarkesës gjyqësore përmes mekanizmit të shortit. Po ashtu është e mundur që të përllogaritet dhe të vlerësohet edhe performance individuale e çdo gjyqtari në kushtet e raportit që krijohet midis ngarkesë gjyqësore dhe vonesave eventuale të secilit. Këto të fundit janë identifikuar në tabelën e mëposhtme vetëm për çështjen e cila rezulton të ketë patur vonesat më ekstreme respektivisht në shqyrtimin gjyqësor dhe në arsyetim/dorëzimin e vendimeve.
INFOCIP po punon për të sjellë përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL vlerësimet nominale për çdo gjyqtar të veçantë, duke u fokusuar kryesisht në cështjet e thmelit të vendimuara prej tij vit pas viti. Pilotimi i këtij sistemi nominal vlerësimi është realizuar me sukses ndërkohë për treupën gjyqësore të Gjykatës së Lartë dhe është në proces kolaudimi për trupën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Apelit.
Të gjithë vlerësimet tematike për vonesat dhe ngarkesën gjyqësore për cdo gjykatë janë tashmë të pasqyruara në platformën GJYKATAEHAPUR.AL

wdt_ID Gjyqtari Ngarkesa Gjyqesore Mesatarja ne Shqyrtim Vonesa Maksimale ne Shqyrtim Mesatarja ne Dorezim Vonesa Maksimale ne Dorezim
1 Agim Bendo 200 3.120,00 783 42,00 16
2 Alaudin Malaj 150 252,50 503 11,80 39
3 Andi Civici 209 430,00 756 14,70 29
4 Artur Gaxha 124 356,00 649 8,40 26
5 Artur Gaxha 149 3.899,00 1.387 83,00 40
6 Asim Vokshi 153 3.135,00 568 97,00 38
7 Astrit Haxhialushi 142 4.446,00 728 61,00 23
8 Desart Avdulaj 1 86,00 86
9 Edlira Petri 143 418,70 941 34,80 91
10 Elbana Lluri 127 312,40 762 3,80 13
11 Elona Toro 135 312,60 628 8,60 23
12 Ervin Metalla 147 411,00 725 8,95 49
13 Ervin Metalla 147 4.095,00 779 90,00 49
14 Fatmira Hajdari 215 3.330,00 697 142,00 31
15 Fatos Qato 213 3.978,00 738 143,00 34
16 Fatri Islamaj 116 364,40 702 8,22 40
17 Fiqirete Mullaj 154 381,00 631 9,52 26
18 Flutura Skenderi 150 425,00 793 6,56 23
19 Genti Shala 222 428,40 687 19,20 73
20 Gramoz Levanaj 170 4.078,00 1.191 100,00 70
21 Gjin Gjoni 72 368,60 610 9,40 31
22 Hysni Demiraj 109 2.863,00 678 45,00 14
23 Ilir Toska 132 410,50 738 15,50 49
24 Marie Qirjako 152 416,00 917 14,30 75
25 Metush saraci 103 3.671,00 752 171,00 43
26 Ridvan Hado 80 427,90 665 19,70 97
27 Selim Kryeziu 1 494,00 494 7,00 7
28 Shkelqim Miri 165 3.616,00 1.192 140,00 32
29 Shkelqim Mustafaj 222 429,70 667 6,50 31
30 Valdete Hoxha 224 4.160,00 669 132,00 38
31 Zamir Poda 60 372,50 730 14,70 40
32 Zeqine Sollaku 155 4.247,00 3.429 240,00 32