Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vleresimi i ngarkeses gjyqesore, Gjykata e Faktit Tirane, viti 2017

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është një gjykata që përballon ngarkesën më të lartë të punës ndër gjithë gjykatat e shkallës së parë në RSH. Vetëm çështjet e themlit të vendimuara prej saj në vitin 2017 ishin 14396.  Kjo përbën vetëm një pjesë të ngarkesës gjyqësore e cila në tërësinë e saj përfshin edhe vendimet e ndërmjetme, urdhrat e ekzekutimit si dhe masa sigurie. Totali i çështjeve gjyqësore të vendimuara prej tyre në vitin 2017 është detajuar edhe si shumë e vendimeve civile dhe penale për çështjet e themelit të shqyrtuara prej tyre.

INFOCIP ka vlerësuar ngarkesën gjyqësore në Gjykatën e Faktit Tiranë për çështjet e themelittë vendimuara gjatë vitit 2017.  Të dhënat e analizuar përmesPlatformës  GJYKATAEHAPUR.AL sugjerojnë një ngarkesëmesatare prej  187 çështje për çdo gjyqtar. Kjo konsiderohet një ngarkesë relativisht e lartë, po të kemi parasysh se shqyrtimi në themel i ështjeve në shkallë të parë është kompleks dhë më impenjativ në terma të administrimit të provave dhe arsyetimit ligjor, krahasuar me shkallët e sipërme të gjykimit në Apel dhe në Gjykatën e Lartë.

INFOCIP, për herë të parë ka analizuar edhe treguesit e eficiencës gjyqësore për secilin gjyqtar në raport me ngarkesën që ai ka patur sa i takon çështjeve të themelit. Treguesit e eficiencës në këtë rast nënkuptojnë kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor dhe kohëzgjatjen e arsyetimit të vendimit. Përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL është bërë e mundur që përmes funksioneve të filtrimit dhe të rankimit, të mundësohen krahasimet e këtyre treguesve veç e veç apo të kombinuar, sipas rendit të dëshiruar.

Këto funksione krijojnë mundësinë për të vlerësuar edhe shpëndarjen e ngarkesës gjyqësore përmes mekanizmit të shortit. Po ashtu është e mundur që të përllogaritet dhe të vlerësohet edhe performance individuale e çdo gjyqtari në kushtet e raportit që krijohet midis ngarkesë gjyqësore dhe vonesave eventuale të secilit. Këto të fundit janë identifikuar në tabelën e mëposhtme vetëm për çështjen e cila rezulton të ketë patur vonesat më ekstreme respektivisht në shqyrtimin gjyqësor dhe në arsyetim/dorëzimin e vendimeve.
Të gjithë vlerësimet tematike për vonesat dhe ngarkesën gjyqësore për cdo gjykatë janë tashmë të pasqyruara në platformën GJYKATAEHAPUR.AL

wdt_ID Gjyqtari Ngarkesa Gjyqesore Mesatarja ne Shqyrtim Vonesa Maksimale ne Shqyrtim Mesatarja ne Dorezim Vonesa Maksimale ne Dorezim
1 Adriatik Bocaj 297 137,00 883 6,30 35
2 Alma Brati 193 190,00 834 7,00 31
3 Alma Kodraliu 229 143,70 914 12,60 52
4 Altin Shkurti 173 188,80 1.977 7,70 37
5 Anila Capo-Zere 226 177,30 873 10,90 34
6 Anila Karanxha 176 136,00 2.800 9,20 34
7 Anila Kristani 180 216,00 958 9,00 37
8 Antonela Prendi 182 267,00 2.116 24,80 128
9 Arben Kostandini 155 167,40 756 4,70 22
10 Arben Mullaj 187 208,00 904 7,00 33
11 Arjan Aliaj 186 228,80 1.366 7,50 18
12 Arjana Caco 94 200,00 852 23,00 86
13 Arjana Gunbardhi 86 223,00 1.283 21,50 50
14 Arjana Lico 236 145,70 1.046 4,00 42
15 Armela Hasantari 26 63,70 169 7,80 41
16 Artan Lazaj 166 224,00 1.365 14,50 49
17 Astrit Faqolli 168 240,00 1.960 16,40 55
18 Brunilda Kadi 135 108,00 746 2,70 33
19 Brunilda Kasmi 351 77,00 300 5,60 16
20 Dritan Caka 215 176,00 1.308 6,25 50
21 Dhurata Balla 268 117,40 775 6,70 16
22 Eneida Civici 133 115,50 995 6,50 35
23 Engjellushe Tahiri 1 165,00 165 10,00 10
24 Enkela (Bajo) Vlora 163 243,00 1.890 6,00 28
25 Enkeleidi Hajro 12 85,00 160 14,00 35
26 Ervin Pollozhani 216 174,00 2.004 4,00 33
27 Fahrije Budo 351 99,00 1.677 7,70 41
28 Fatime Decolli 212 203,00 2.404 7,50 30
29 Flamur Kapllani 197 163,00 1.460 9,60 31
30 Ilir Mustafaj 181 206,00 866 6,00 18
31 Irena Hoxha 7 162,00 371 8,40 13
32 Irena Plaku 229 138,00 763 13,20 65
33 Julian Haxhiu 196 172,60 1.386 5,60 18
34 Kace Agolli 284 123,00 2.428 13,00 61
35 Klorinda Cela 100 85,20 485 5,70 46
36 Majlinda Dogga 359 98,00 3.406 7,60 44
37 Manjola Bejleri 194 160,00 647 10,00 52
38 Manjola Xhaxho 47 73,00 378 6,20 24
39 Marinela Nuni 4 108,70 143 10,50 14
40 Marinela Osmani 284 111,00 765 6,10 21
41 Marjana Shegani 160 196,50 1.377 20,80 47
42 Mimoza Kajo 210 135,00 1.504 7,10 34
43 Neritan Cena 139 221,00 1.479 10,50 56
44 Oltiona Goxhaj 48 54,00 225 4,60 31
45 Regleta Panajoti 182 212,00 1.122 9,60 35
46 Rexhina Merlika 132 217,70 1.317 8,00 27
47 Rezarta Balliu 203 210,00 1.814 117,00 30
48 Rezarta Mataj 152 187,00 952 7,45 35
49 Vjosa Zaimi 329 91,80 728 5,10 15
50 Agron Zhukri 195 2.352,00 1.781 73,00 21
51 Ahmet Metaliaj 146 1.082,00 1.057 104,00 25
52 Bledar Abdullai 139 2.502,00 1.295 99,00 30
53 Blerina Muca 226 1.932,00 3.170 90,00 34
54 Fida Osmani 243 1.459,00 1.151 50,00 15
55 Kastriot Gramshi 286 1.049,00 1.169 113,00 37
56 Kujtim Vranici 136 1.084,00 493 73,00 36
57 Martin Deda 248 685,00 475 111,00 42
58 Migena Laska 104 1.007,00 370 35,00 22
59 Niko Rapi 176 1.412,00 1.506 50,00 31
60 Teuta Hoxha 146 2.116,00 2.182 116,00 38
61 A. Mickaj 143 90,80 664 9,60 21
62 Adriana Bera 188 80,70 421 4,78 29
63 Albert Meca 156 94,00 629 8,70 21
64 Altin Abdiu 147 123,00 450 15,40 39
65 Arben Micko 37 95,00 293 10,00 18
66 Ardian Kalia 147 86,00 371 9,60 27
67 Artan Gjermeni 160 80,60 403 5,20 24
68 Bedri Qori 195 78,50 720 11,00 57
69 Besnik Hoxha 150 120,00 433 11,00 20
70 Gerd Hoxha 154 85,00 303 10,10 22
71 Klorinda Cela 52 131,00 394 7,70 16
72 Kreshnik Omari 198 71,60 464 7,20 17
73 Lazer Sallaku 155 107,00 1.120 13,10 58
74 Petrit Como 140 77,00 516 4,20 14
75 Sokol Pasho 195 82,00 433 10,00 25
76 Sokol Tona 147 86,40 347 4,20 9
77 Shefkie Demiraj 174 86,50 397 9,60 28
78 Tereza Lani 180 129,50 796 14,50 29
79 Vjollca Spahiu 197 89,40 770 9,30 5