Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vleresimi i ngarkeses gjyqesore, Gjykata e Faktit Durres, viti 2017

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës është një gjykata që përballon ngarkesën më të lartë të punës ndër gjithë gjykatat e shkallës së parë në RSH. Vetëm çështjet e themlit të vendimuara prej saj në vitin 2017 ishin 3041. Kjo përbën vetëm një pjesë të ngarkesës gjyqësore e cila në tërësinë e saj përfshin edhe vendimet e ndërmjetme, urdhrat e ekzekutimit si dhe masa sigurie.
Kjo ngarkesë gjyqësore gjatë vitit 2017 u përballua nga një trupë gjyqësore prej 17 gjyqtarësh, të organizuar në Dhomën Civile dhe në Dhomën Penale. Totali i çështjeve gjyqësore të vendimuara prej tyre në vitin 2017 është detajuar edhe si shumë e vendimeve civile dhe atyre penale që ata rezultojnë të kenë dhënë për çështjet e themelit të shqyrtuara prej tyre.
INFOCIP ka vlerësuar ngarkesën gjyqësore në Gjykatën e Faktit Durrës për çështjet e themelit të vendimuara gjatë vitit 2017. Të dhënat e analizuar përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL sugjerojnë një ngarkesë mesatare prej 179 çështje për çdo gjyqtar. Kjo konsiderohet një ngarkesë relativisht e lartë, po të kemi parasysh se shqyrtimi në themel i ështjeve në shkallë të parë është kompleks dhë më impenjativ në terma të administrimit të provave dhe arsyetimit ligjor, krahasuar me shkallët e sipërme të gjykimit në Apel dhe në Gjykatën e Lartë.
INFOCIP, për herë të parë ka analizuar edhe treguesit e eficiencës gjyqësore për secilin gjyqtar në raport me ngarkesën që ai ka patur sa i takon çështjeve të themelit. Treguesit e eficiencës në këtë rast nënkuptojnë kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor dhe kohëzgjatjen e arsyetimit të vendimit.
Përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL është bërë e mundur që përmes funksioneve të filtrimit dhe të rankimit, të mundësohen krahasimet e këtyre treguesve veç e veç apo të kombinuar, sipas rendit të dëshiruar.
Këto funksione krijojnë mundësinë për të vlerësuar edhe shpëndarjen e ngarkesës gjyqësore përmes mekanizmit të shortit. Po ashtu është e mundur që të përllogaritet dhe të vlerësohet edhe performance individuale e çdo gjyqtari në kushtet e raportit që krijohet midis ngarkesë gjyqësore dhe vonesave eventuale të secilit. Këto të fundit janë identifikuar në tabelën e mëposhtme vetëm për çështjen e cila rezulton të ketë patur vonesat më ekstreme respektivisht në shqyrtimin gjyqësor dhe në arsyetim/dorëzimin e vendimeve.
INFOCIP po punon për të sjellë përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL vlerësimet nominale për çdo gjyqtar të veçantë, duke u fokusuar kryesisht në cështjet e thmelit të vendimuara prej tij vit pas viti. Pilotimi i këtij sistemi nominal vlerësimi është realizuar me sukses ndërkohë për treupën gjyqësore të Gjykatës së Lartë dhe është në proces kolaudimi për trupën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Apelit.
Të gjithë vlerësimet tematike për vonesat dhe ngarkesën gjyqësore për cdo gjykatë janë tashmë të pasqyruara në platformën GJYKATAEHAPUR.AL

wdt_ID GJYQTARI Ngarkesa Gjyqesore Mesatarja ne Shqyrtim Vonesa Maksimale ne Shqyrtim Mesatarja ne Dorezim Vonesa Maksimale ne Dorezim
1 Besjana Garxenaj 141 74,50 542 5,40 16
2 Dhurata Bilo 269 97,60 541 5,70 36
3 Flora Hasimi 284 138,80 1.787 5,30 74
4 Luan Lusha 1 1.447,00 1.447 10,00 10
5 Markelian Koca 198 215,70 4.748 11,00 104
6 Mimoza Margjeka 94 85,50 284 8,40 21
7 Shpetim Reka 202 178,30 1.022 8,70 42
8 Eda Kaja 152 1.000,00 820 90,00 17
9 Ema Gashi 170 2.065,00 1.486 120,00 44
10 Fejzo Hysi 241 771,00 818 46,00 17
11 Joana Qeleshi 123 1.190,00 965 86,00 35
12 Nurjeta Tafa 172 1.588,00 1.051 78,00 23
13 Paulin Cera 183 1.030,00 833 102,00 21
14 Petraq Curi 201 1.300,00 400 24,00 28
15 Shpetime Pitarku 347 842,00 817 58,00 19
16 Vladimir Skenderi 220 1.805,00 1.020 93,00 27
17 Rexhep Bekteshi 171 54,60 428 1,70 35