Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

NUMRATOR ADMINISTRATIVE CIVILE 2022-GJYKATA E APELIT SHKODER

SHENIME METODOLOGJIKE – Tabela e mëposhtme pasqyron të dhënat gjyqësore sipas Numratorit për Çështjet Administrative Civile për vitin 2022, të administruar nga Gjykata e Apelit Shkoder. Vargu numerik hapet me vendimin nr.1, datë 13 Janar 2022 dhe mbyllet me vendimin nr.149 datë 29 Dhjetor 2022. Per vendimet me nr.1, 16, 31, 55, 67, 69, 70, 74, 79, 81, 85, 100, 107, 118, 120, 128, 129, 142, 149,  ne regjister nuk gjenden te dhena per daten e dorezimit ne sekretarine gjyqesore. Ne kolonen “Kohezgjatja ne Dorezim”, fusha respektive ne tabele eshte bosh (nuk ka shifra). Janë 4 vendime që tejkalojnë afatin e arsyeshëm të shqyrtimit, parashikuar në nenin 399/2 i Kodit të Procedurës Civile. Në  gjykimin civil në shkallë të dytë, ky afat është 2 vite. Respektivisht vendimit qe kalojne këtë afat janë; vendimi nr.5, 61, 91 dhe 137.