Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër shpjegon arsyet e rezultateve pozitive në vitin 2016

Gjykata adminsitartive Gjirokaster ka shenuar gjate vitit 2016 treguesit me te mire si ne afatet e shyrtimit gjyqesor ashtu edhe shpejtesine e dorezimit te dosjeve te vendimuara ne sekretarine e Gjykates.

Mesatarja e kohes se shqyrtimit gjyqesor ne kete Gjykate ka rezultuar rreth 44  dite, sikurse e demostron edhe grafiku me poshte. Nderkohe, 92% e çështjeve te themelit te vendimuara ne vitin 2016, jane dorezuar brenda afatit 7-ditor ne Sekretarine e Gjykates.

garfiku infocip gjirokaster

Pas njohjes zyrtare me kete rezultat ne prani te Presidentit te Republikes dhe aktoreve te tjere te sistemit te drejteseise ne vend, kryetari i kesaj gjykate,  Z. Ramiz Lala ka sqaruar se ne zonat e jugur te shqiperise ka nej ndjeshmeri te larte ndaj padrejtesive qe mund te shkaktoje vendimarrja e administrates publike. Njekohesisht, ne jug  ka edhe nje prirje pozitive per te zbatuar rigorozisht vendimet qe nxjerr administrata. “INFOCIP është bërë “sebep” për të parë rezultatet e gjykatës sime dhe është e vërtetë lidhur me shpejtësinë e gjykimit, duhet të gjykonte më shpejt. Jugu i zbaton më mirë dhe më me rregull aktet e Këshillit të Ministrave dhe ligjin, por është po ashtu e vërtetë që projektvendimi behet në Tiranë dhe gjoba vendoset në Përmet, Sarandë ose Gjirokastër. Dmth sa bëhet vendimi, zbatohet. Dhe në të vërtetë, Jugu kërkon më shpejt ta gjejë të drejtën e tij. …Nuk nuk kemi patur atë fluks që kanë patur gjykatat e tjera dhe së dyti nuk bëjmë veprime përgatitore me palët, ne i bëjmë në dhomë këshillimi këto veprime dhe jo si në gjykatat e tjera i bëjnë ato në prani të palëve.”

 

Sipas Kryetarit Lala, çështjet më të përhapura janë marrëdhëniet e punës dhe konfliktet me Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Gjendjen Civile dhe gjobat administrative, pra palët dëgjohen në seancë gjyqësore dhe jo disa herë. Një meritë ka edhe administrata gjyqësore pasi punën e gjykatës e bën rreth 50 përqind kjo administratë dhe jo vetëm gjyqtari, prandaj ka rëndësi edhe organizimi i punës së kësaj administrate, duke mos e mbajtur i vetëm të gjithë përgjegjësinë gjyqtari. Ndonëse edhe vitin e kaluar kemi patur rezultate të njëjta në shpejtësinë e punës, nëse organet e administratës publike do të kishin një faqe online njoftimesh, gjykimet do të bëheshin edhe më shpejtë.