Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Shefi i Keshillit te Europes, Neukirch adreson Konferencen Kombetare per Gjykatat Administrative: INFOCIP një punë të shkelqyer në përpunimin e të dhenave

INFOCIP organizoi ne date 15 Dhjetor 2017 Konferencën Kombëtare me teme: “Shqyrtimi Gjyqesor Administrativ dhe Efektet e Reformes ne Drejtesi”.  Perveç Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta dhe gjithë trupës gjyqësore të pranishme, Konferencën e ndoqën dhe e adresuan edhe organizatat dhe misionet ndërkombetare që asistojne sistemin shqiptar të drejtesisë.
I ftuar nderi per te adresuar kete konference ishte dhe shefi i Keshillit te Europes ne Tirane, Z. Claus Neukirch. Ne fjalën e tij përshëndetese ai theksoi rëndësinë e rritjes se eficiencës së gjykatave. Ai u ndal dhe në punen që është duke bere KiE përmes programeve te veta për të arritur objektivat e rendësishëm të reduktimit të kohës së shqyrtimit gjyqësor, përfshirë edhe vete gjykatat administrative.
Ai u shpreh se INFOCIP ka berë një punë të jashtezakonshme në mbledhjen dhe perpunimin e te dhenave gjyqesore te cilat ofrojne tashme nje pamje te detajuar lidhur me kohezgjatjen e shqyrtimit gjyqësor për secilën çështje të vendimuar në vitin 2016.
“Keto te dhena padyshim qe ndihmojne gjyqtaret të vleresojne vetveten, ndihmojne kryetaret e gjykatave te adresojne çështjet me rendesi si dhe ndihmojnë politike-beresit te adoptojne kornizen e duhur ligjore per të permiresuar me tej çështjet te cilat jane identifikuar nga Vleresimi Tematik i INFOCIP”, u shpreh Z. Neukirch.

 

shkarko fjalen e plote ne anglisht

 

Per te dytin vit rradhazi, INFOCIP mati dhe vlerësoi afatet e shqyrtimit gjyqesor dhe dorezimit te vendimeve per gjitha gjykatat administrative, përfshirë Gjykatën e Apelit. INFOÇIP përfshiu ne kete vleresim për herë të parë edhe Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lart per perudhen 2-vjecare 2015 dhe 2016, gjetjet e te cilit u shpallen ne Gusht 2017. Ato caktuan një gur themeli në drejtim të vlerësimit të të dhënave gjyqësore nga monitorues të pavarur për Gjykatën e Lartë, e cila përfaqëson majën e piramidës gjyqësore në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë përtej rrezes së mbulimit institucional edhe nga vete organet e drejtesise.
FZH_0447
FZH_0398