07 Aug URDHER MBROJTJE, GJYKATA E APELIT KORCE, VITI 2020– KOHEZGJATJA NE SHQYRTIM
SHENIM METODOLOGJIK – Ligji nr.9669, date 18.12.2006, “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare”, parashikon në nenin 21 te tij se palës ndërgjyqëse i garantohet e drejta për te bërë ankim kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe moslëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar [në shkallën e parë të gjykimit]. Gjykata e Apelit shprehet me vendim brenda 15 ditëve nga dita e regjistrimit të ankimit. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose të urdhrit të mbrojtjes. ( Neni 21, pika2.) Në tabelen e meposhtme, me ngjyrë të verdhë, është llogaritur se cilat vendime kanë kaluar afatin 15- ditor të shqyrtimit në Apel.