Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

URDHER MBROJTJE, GJYKATA E APELIT SHKODER, VITI 2022 – KOHEZGJATJA NE SHQYRTIM

SHENIM METODOLOGJIK – BAZA LIGJORE

Ligji nr.9669, date 18.12.2006, “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare”, parashikon në nenin 21 te tij se palës ndergjyqese i garantohet e drejta për te bere ankim kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe moslëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar [në shkallën e parë të gjykimit]. Gjykata e Apelit shprehet me vendim brenda 15 ditëve nga dita e regjistrimit të ankimit, pra afati ligjor per te shqyrtuar ankimin per vendim urdher mbrojtje nuk duhet te kaloje me shume se 15 dite. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose të urdhrit të mbrojtjes. ( Neni 21, pika2.) Ne tabelen e meposhtme, ne kolonen e shtate te saj, eshte llogaritur se cilat vendime kane kaluar afatin 15- ditor të shqyrtimit në Apel.