Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.
Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.
Na ndiqni
Rruga ``Todi Shkurti`` 21/34 Tirane, Albania
E Hene - E Premte 09:00am - 05:00pm
info@gjykataehapur.al
03 Aug URDHER MBROJTJE, GJYKATA E APELIT VLORE, VITI 2022 – KOHEZGJATJA NE SHQYRTIM
SHENIM METODOLOGJIK – Ligji nr.9669, date 18.12.2006, “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare”, parashikon në nenin 21 te tij se palës ndërgjyqëse i garantohet e drejta për te bërë ankim kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe moslëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar [në shkallën e parë të gjykimit]. Gjykata e Apelit shprehet me vendim brenda 15 ditëve nga dita e regjistrimit të ankimit. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose të urdhrit të mbrojtjes. ( Neni 21, pika2.) Në tabelen e meposhtme, me ngjyrë të verdhë, është llogaritur se cilat vendime kanë kaluar afatin 15- ditor të shqyrtimit në Apel. Në numratorin përkatës nuk gjenden të pasqyruara të dhënat për datën e dorëzimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar në sekretarinë e gjykatës.