24 Oct Vlerësimi i performancës se gjyqtares Blerona Hasa për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal
INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të Gjyqtarjat Blerona Hasa, anëtar i Gjykates Administrative të Apelit. Vlerësimi profesional fokusohet tek eficienca e shqyrtimit gjyqësor prej tij.
Të dhënat janë grumbulluar, përpunuar dhe analizuar nga INFOCIP gjatë dy viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.
Raporti Vlerësues Nominal për Gjyqtarjan e Gjykates Administrative të Apelit , Blerona Hasa mat dhe vlerëson specifikisht treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor gjatë vitit 2016 dhe 2017. Matja e kohëzgjatjes fillon nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, Vlerësimi Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku Gjyqtarja në fjalë ka qenë relator i çështjes gjyqësore.
Gjithashtu, pjesë e këtij Vlerësimi Nominal është edhe ngarkesa gjyqësore dhe frekuenca e vendimimi nga subjekti i vlerësimit, për të ofruar një panoramë më të qartë edhe të arsyeve të vonesave eventuale që mund të konstatohen nga vlerësimi.
Hap raportin e plote me tabelat verifikuese
Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar