23 Oct Vlerësimi i performancës se gjyqtares Alkelina Gazidedja për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal
INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të Gjyqtares Alkelina Gazidedja, anëtare e Gjykates Administrative të Apelit. Vlerësimi profesional fokusohet tek eficienca e shqyrtimit gjyqësor prej saj.
Të dhënat janë grumbulluar, përpunuar dhe analizuar nga INFOCIP gjatë dy viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.
Raporti Vlerësues Nominal për Gjyqtaren e Gjykates Administrative të Apelit, Alkelina Gazidedja mat dhe vlerëson specifikisht treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor gjatë vitit 2016 dhe 2017. Matja e kohëzgjatjes fillon nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, Vlerësimi Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtarja në fjalë ka qenë relatore e çështjes gjyqësore.
Gjithashtu, pjesë e këtij Vlerësimi Nominal është edhe ngarkesa gjyqësore dhe frekuenca e vendimimi nga subjekti i vlerësimit, për të ofruar një panoramë më të qartë edhe të arsyeve të vonesave eventuale që mund të konstatohen nga vlerësimi.
Hap raportin e plote me tabelat verifikuese
Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar