Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.
Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.
Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Medi Bici, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim nominal specific bazohet në të dhënat e grumbulluara nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin e plotë të Vlerësimin Nominal për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bici.
Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Medi Bici nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky Vlerësim Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari Medi Bici ka qenë relator i çështjes gjyqësore. Vlerësimi nuk trajton vendimet e gjyqtarit të marra në dhomë këshillimi për pranimin ose jo të rekursit në Gjjykatën e Lartë.
Gjyqtari Medi Bici rezulton të këtë qenë relator në 36 rekurse të vendimuara në vitin 2017 në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. Gjatë vitit 2017, Kolegji Administrativ dha gjithsej 897 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Bici ka vendimuar rreth 1/25 e totalit te pergjithshem.
Mesatarisht, gjyqtari Medi Bici ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 3 çështje gjyqësore në muaj dosjet/çështjet administrative të relatuara prej tij. Frekuenca e Kolegjit Administrativ të GJL për vendimimet e 2017-ës rezulton të jetë rreth 74 çështje në muaj.
Tabela 1 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të çeshtjeve te vendimuara në vitin 2017 (çështje administrative) me ralator gjyqtarin Medi Bici.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Medi Bici, të vendimuara në 2017-ën rezulton 739 ditë. Sa për krahasim, gjyqtari Admir Thanza kishte një mesatare prej 1264 ditësh për këtë tregues në vlërësimin nominal të realizuar nga INFOCIP përmes Sistemi të të Dhënave Kombëtare “GJYKATA E HAPUR”.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[1]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 8.2 herë (sa për krahasim, ky afat ligjor rezultonte i tejkaluar me 14 herë nga gjyqtari Admir Thanza).
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjitha vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jetë 890 ditë (836 vendimime në total për 2017-ën). Gjyqtari Medi Bici rezulton të jëtë i pozicionuar pozitivisht krahasuar me këtë mesatare të Kolegjit Administrativ, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve administrative të relatuara prej tij.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për çështje të vendimuara në 2017-ën, të relatuar nga gjyqtari Medi Bici në Kolegjin Administrativ konstatohet tek dosja (nr.akti) 2506. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 19.09.2013 dhe është vendimuar në dt. 23.03.2017 (vendimi i bashkalidhur[2]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1286 ose rreth 3.5 vjet (për të njëjtin tregues, gjyqtari Admit Thanza ka patur një vonëse maksimale prej 1729 ditë ose 4.7 vjet). Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar rreth 14 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë konsumuar përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1196 ditë të tjera ose rreth 3.27 vjet.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari Medi Bici nuk ka asnjë çështje të relatuar prej tij në Kolegjin administrative të Gjykatës së Lartë, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në këtë mënyrë shkelje të parashikimeve që përmban ligjit organik 49/2012, i ndryshuar.
Çështja me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator gjyqtarin Medi Bicin është ajo me nr. akti 912. Ky rekurs është regjistruar në datë 17.06.2016 dhe është vendimuar brenda 207 ditësh (në dt.10.01.2017).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se rekurset administrative të vendimuara në 2017 me relator gjyqtarin Medi Bici janë dorëzuar në sekretarinë e GJL mesatarisht për 21.4 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Administrativ për këtë tregues në 2017-ën është është 55.6 ditë.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[3]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar rreth 2 herë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2017, për çështje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Medi Bici është ai me nr.587, dt. séance 22.02.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 47 ditësh ose rreth 4-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Rezulton se nga 36 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Medi Bici dhe të vendimuara në 2017-ën, vetëm 3 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, konform përcaktimeve te ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari për çeshtje te relatuara nga gjyqtari Medi Bici si në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 579, dt 28.03.2017 (nr. Akti 2506) me vetëm 6 ditë kohëzgjatje.
Tabela 2 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e dorëzimit te vendimeve për çështjet gjyqësore te vendimuara në vitin 2017 (çështje administrative me ralator gjyqtarin Medi Bici).
Gjatë vitit 2016, gjyqtari Medi Bici ka relatuar 133 rekurse të vendimuara në Kolegjin Administrativ të GJL[4]. Gjatë vitit 2016, Kolegji Administrativ i GJL dha 604 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Bici ka vendimuar pak me shume se ¼ e totalit.
Mesatarisht, gjyqtari Medi Bici ka vendimuar gjatë vitit 2016 me një frekuencë prej 11 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet administrative të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Administrativ të GJL për vendimimet e 2016-ës rezulton të jetë rreth 50 çështje çdo muaj.
Tabela 3 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna te detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor për çeshtjet gjyqesore administrative të relatuara nga gjyqtari Medi Bici ne Kolegjin Administrativ të Gjykates së Larte te cilat u vendimuan ne 2016-ën.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit të rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Medi Bici, të vendimuara në 2016-ën, është 683 ditë.
Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[5]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 593 ditë ose rreth 6.5 herë për rastet e marra në analizë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2016 rezulton të jetë 820 ditë (604 vendimime në total për 2016-ën)[6]. Gjyqtari Medi Bici rezulton të jëtë i pozicionuar pozitivisht krahasuar me mesataren e Kolegjit Administrativ, sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve administrative të relatuara prej tij që morën vendim në 2016-ën.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për çështje të relatuara nga gjyqtari Medi Bici në Kolegjin Administrativ përkon me vendimin nr. 258. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 21.01.2013 dhe është vendimuar në dt. 26.01.2016 (data e seancës). Ky vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi nominal [7]. Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1100 ose rreth 3 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar rreth 1010 ditë ose rreth 11.2 herë më shumë se parashikimi ligjor (neni 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar).
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari Medi Bici ka vetëm një çështje administrative të relatuar prej tij, e vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh gjatë vitit 2016, kurse 132 të tjera rezultojnë të jenë jashtë afatit ligjor dhe në shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështja me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator gjyqtarin Medi Bici është një rekurs i regjistruar në datë 08.09.2016 dhe i vendimuar brenda 75 ditësh, konkretisht në dt.22.11.2016.
***
Sa i takon afatit të arsyetimit/dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Medi Bici janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 25.4 ditë mesatarisht gjatë vitit 2016. Mesatarja vjetore e Kolegjit Administrativ për këtë tregues në 2016-ën është 32.3 ditë.
Ligji Nr. 49/2012, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gj.L. (neni 64, paragrafi 3[8]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar rreth 2.5 herë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2016, për çështje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Medi Bici është ai me nr.1885, dt. seance 28.01.2011, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 82 ditësh ose rreth 7-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Tabela 4 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e dorëzimit te vendimeve te marra ne 2016-ën për çështjet gjyqësore me ralator gjyqtarin Medi Bici si pjese e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.
Rezulton se nga 133 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Medi Bici, të vendimuara në 2016-ën, vetëm 8 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke respektuar në këtë mënyrë përcaktimet e ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Ndër vendimet më shpejt të arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Medi Bici si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2016 mund të përmendet ai me nr. 2788, dt. seance 14.09.2016, me vetëm 5 ditë kohëzgjatje.
Gjatë vitit 2015, gjyqtari Medi Bici ka relatuar 152 rekurse të vendimuara në Kolegjin Administrativ të GJL[9]. Gjatë vitit 2015, Kolegji Administrativ i GJL dha 710 vendime gjyqësore. Kjo do të thotë se gjyqtari Bici ka vendimuar pak me shume se ¼ e totalit.
Mesatarisht, gjyqtari Medi Bici ka vendimuar gjatë vitit 2015 me një frekuencë prej 13 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet administrative të relatuara prej tij). Frekuenca e Kolegjit Administrativ të GJL për vendimimet e 2016-ës rezulton të jetë rreth 60 çështje çdo muaj.
Tabela 5 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna te detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor për ceshtjet gjyqesore administrative të relatuara nga gjyqtari Medi Bici ne Kolegjin Administrativ te Gjykates se Larte, te cilat u vendimuan në vitin 2015.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga Medi Bici, të vendimuara në 2015-ën është 814 ditë, nga 90 ditë që parashikon Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (neni 60, paragrafi 2[10]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 724 ditë ose rreth 8 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2015 (710 gjithsej) rezulton të jëtë 954 ditë[11]. Gjyqtari Medi Bici rezulton të jetë i pozicionuar pozitivisht krahasuar me kohën mesatare të shqyrtimit gjyqësor të Kolegjit Administrativ për këtë tregues të matur nga INFOCIP.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për çështje të relatuara nga gjyqtari Medi Bici në Kolegjin Administrativ, të cilat u vendimuan në vitin 2015 përkon me vendimin nr. 4532. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 13.02.2012 dhe është vendimuar në dt. 05.11.2015 (data e seancës). . Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje, nga regjistrimi i rekursit deri në momentin e vendimimit ka qenë 1361 ditë ose rreth 3.7 vjet.
Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar rreth 1271 ditë ose rreth 14.1 herë më shumë se parashikimi ligjor. (neni 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar).
Nga analiza tërësore, rezulton se gjyqtari Medi Bici nuk ka asnjë çështje administrative të relatuar prej tij, të vendimuar në 2015-ën brenda afatit ligjor prej 90 ditësh. Të gjitha rezultojnë të jenë jashtë afatit ligjor dhe në shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Medi Bici është një rekurs i regjistruar në datë 04.11.2014 dhe i vendimuar brenda 107 ditësh (në dt.19.02.2015).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht se rekurset administrative të vendimuara në 2015-ën, që kanë patur relator gjyqtarin Medi Bici janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për mesatarisht 27.4 ditë. Mesatarja vjetore e Kolegjit Administrativ për këtë tregues është 41.8 ditë
Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[12]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar rreth 2.5 herë.
Vendimi më i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 2015, për çështje me relator gjyqtarin Medi Bici është ai me nr.4439, dt. seance 26.11.2015, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 198 ditësh ose rreth 18-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Tabela 6 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e dorëzimit te vendimeve te marra ne 2015-ën për çështjet gjyqësore administrative me ralator gjyqtarin Medi Bici.
Rezulton se nga 152 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Medi Bici, të vendimuara në 2015-ën, vetëm 11 prej tyre janë arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor.
Ndër vendimet më shpejt të arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Medi Bici si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2015-ës mund të përmenden dy vendimi nr. 4422, dhe 4423, që të dyja me dt. seance 16.06.2015, me vetëm 4 ditë kohëzgjatje.
Gjyqtari Medi Bici ka qenë relator në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për 52 çështje të vendimuara në vitin 2017, nga 170 çështje gjithsej të vendimuar nga ky Kolegj. Gjyqtari Medi Bici ka vendimuar pak më shumë se 1/3 e këtij totali gjatë 2017-ës. Kjo shpjegon edhe arsyen përse ngarkesa e çështjeve të relatuara prej tij, të vendimuara në 2017-ën në Kolegjin Administrativ, është shumë e ulët krahasuar më dy vitet para-rendëse ne te njejtin Kolegj (shih me siper).
Mesatarisht, gjyqtari Medi Bici ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 3.26 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij). Sa për krahasim, frekuenca e gjyqtarit Artan Broci në vitin 2017 rezulton 4 çështje gjyqësore të vendimuara mesatarisht në një muaj, ndërkohë që për gjyqtarin Admir Thanza frekuenca mesatare mujore rezulton 2.3 vendimime në një muaj për vitin 2017.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor për 52 çështjet civile të relatuara nga gjyqtari Medi Bici të cilat u vendimuan në vitin 2017, rezulton të jetë 1259.5 ditë, ose 3.5 vjet. Krahasuar me gjyqtarin Admir Thanza (960 ditë mesatarja e shqyrtimit gjyqësor), treguesit e gjyqtarit Media Bici janë rreth 300 ditë më të lartë. Vlen të theksohet gjithsesi se gjyqtari Medi Bici ka vendimuar 18 rekurse më shumë në 2017 krahasuar më gjyqtarin Admit Thanza (34).
Vonesa më e theksuar në kohëzgjatjen e një shqyrtimi gjyqësor të relatuar nga gjyqtari Medi Bici konstatohet në çështjen (nr.akti) 1150 që përkon me vendimin nr. 588. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 20.05.2010 dhe është vendimuar në dt. 21.04.2017 (vendimi dhe linku i tij i bashkalidhet këtij vlerësimi[13]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje nga regjistrimi i rekursit deri në momentin e vendimimit rezulton 2528 ditë ose 6.92 vjet, ose rreth 7 vjet. Kjo është njëkohësisht dhe çështje më e vonuar në të gjitha rekurset e vendimuar në 2017-ën nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Medi Bici është ajo me numër akti 734, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 02.03.2017 dhe është i vendimuar brenda 21 ditësh, në 23.03. 2017.
Tabela 7 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna te detajuara për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor për ceshtjet gjyqesore civile të relatuara nga gjyqtari Medi Bici ne Kolegjin Civil të Gjykates se Larte, çështje te cilat u vendimuan ne vitin 2017.
***
Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor, në pozitën e relatorit të çështjes civile, Medi Bici ka një mesatare prej 16.5 ditësh nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Sa për krahasim, mesatarja e gjyqtarit Admit Thanza për këtë tregues (ne Kolegjin Civil), në skeden e tij te vlerësim për vitin 2017 rezulton 46 ditë. Ndërkohë, mesatarja e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë për vitin 2017 është 37.9 ditë për të gjitha çështjet civile të vendimuara në këtë vit (170 gjithsej).
Vonesa më e theksuar në arsyetimin/dorëzimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Medi Bici është 71 ditë (A. Thanza këtë tregues e kishte 216).Kjo vonesë konstatohet në çështjen me nr.akti 626, konkretisht Vendim i GJL nr.585, datë 27.04.2017. Mesatarja e Kolegjit Civil sa i takon arsyetim/dorëzimit të vendimit gjatë vitit 2017 është 37.9 ditë.
Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt nga gyqtari Medi Bici është ai me nr.2389, dt 14.12.2017 (nr akti 3600) i cili është përfunduar brenda 4 ditësh.
Tabela 8 në www.gjykataehapur.al ofron të dhëna të detajuara për kohëzgjatjen e dorëzimit te vendimeve te marra ne 2015-ën për çështjet gjyqësore civile me ralator gjyqtarin Medi Bici (Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë).
Gjyqtari Medi Bici ka qenë relator ne Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për vetëm 1 çështje të vendimuara në vitin 2016 dhe konkretisht Vendimi i GJL nr. 2740, dt. seance 13.09.2016. Ky rekurs është regjistruar në 04.07.2012 dhe është vendimuar pas 1532 ditës ose rreth 4.2 vjetesh. Arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari i dosjes në fjalë është bërë brenda 7 ditësh.
Nuk ka të dhën a gjyqësore për vendimime në Kolegjin Civil nga Gjyqtari Medi Bici si relator në cështje civile (Kolegjin Civil).
Gjatë vitit 2017, Gjyqtari Medi Bici nuk rezulton të jetë caktuar relator per shqyrtime rekursi në Kolegjin Penal të GJL.