Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Kastriot Selita, kryetar i GJA te Apelit ne Konferencen per kohezgjatjen e shqyrtimit: Te dhena te sakta dhe bashkepunim korrekt me INFOCIP

Gjykata Administrative e Apelit perballoi nje ngarkese te madhe. Vlerësimet sistematike të ngarkesës gjyqësore që ka realizuar INFOCIP sugjerojnë se kjo gjykatë duhet të ketë të paktën 20 gjyqtarët për të shqyrtuar në afat volumin e madh të çështjeve qe ankimohen, nga vetem 13 qe ka aktualisht. I ftuar nga INFOCIP ne Konferencen Kombetare “Vonesat ne gjykimin Administrativ dhe marrdhenit e punes ne gjykatë”, kryetari i kesaj gjykate vleresoi maksimalisht bashkepunimin qe i ka siguruar INFOCIP dhe dobine e vleresimeve tematike qe realizohen tashme cdo vit.

Sipas Studimit, ne dy vite, 2018 dhe 2017, Gjykata Administrative e Apelit dha 10289 vendime për cështje themeli. Prej tyre, vetem 1% u gjykuan brenda afatit 30 ditor qe cakton ligji. Kohezgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqesor ne 2018-ën perllogaritet ne 745 dite kurse ne 2017-ën ajo ishte 677 dite.

Gjate vitit 2017, gjykatat administrative te shkallës së pare te marra se bashku gjykuan 10439 ceshtjesh themeli, me nje kohezgjatje mesatare prej 163.5 dite. Performancen me te mire ne kete drejtim e ka patur Gjykata Administrative e Gjirokasteres, e ndjekur nga ajo e Vlores dhe e Tiranes. Kjo e fundit perballoi edhe ngarkesen me te madhe me 5061 vendime themeli te marra. Secili nga 16 gjyqtaret ka vendimuar 26 vendime themeli çdo muaj, pa llogaritur ketu shqyrtimin e kerkesave.