Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni
 

KONFERENCA KOMBETARE 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në Vlerësimin Kombëtar Tematik të Qendrës për Çështjet e Informimit Publik ku u diskutua “Shqyrtimi Gjyqësor Administrativ në Republikën e Shqipërisë 2017-2018”, me temë të veçantë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti...

Gjykata Administrative e Apelit perballoi nje ngarkese te madhe. Vlerësimet sistematike të ngarkesës gjyqësore që ka realizuar INFOCIP sugjerojnë se kjo gjykatë duhet të ketë të paktën 20 gjyqtarët për të shqyrtuar në afat volumin e madh të çështjeve qe ankimohen, nga vetem 13 qe...

11 shkurt 2019- INFOCIP organizoi ne mjediset e Hotel Rogner Konferencen Kombetare “Vonesat ne Gjykimin Administrativ dhe ceshtjet e punes ne gjykate, 2017, 2018”. Ne prezantimin e gjetjeve kryesore, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella u shpreh se “Shteti eshte punëdhënësi më i madh në RSH,...