11 Jul Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Admir Thanza për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Ekskluziv
Admir Thanza anëtari i Gjykatës së Lartë vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në prill të vitit 2013.
Prezantin i shkurter (short Bio)
Admir Thanza ka lindur në Shkodër dhe është diplomuar në vitin 1992 me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Drejtësisë. Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër prej vitit 1992 – 2006, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjatë periudhës 2006-2009 dhe Gjykatës Kushtetuese 2009-2013, Z. Thanza ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej vitit 2004 deri në vitin 2009, vit në të cilin u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka dhënë kontribut dhe si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” dega drejtësi në Shkodër dhe në Universitetin jopublik Europian të Tiranës në të Drejtën Civile dhe Universitetin “Justiniani I” në të Drejtën Kushtetuese. Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ka mbrojtur titullin Master pranë Departamentit të së Drejtës Civile në vitin 2011 dhe aktualisht është në proces Doktorature pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë.(burimi: faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë)