Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Artur Malaj për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal

INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të gjyqtarit Artur Malaj, anëtar i Gjykates Administrative të Apelit. Vlerësimi profesional fokusohet tek eficienca e shqyrtimit  gjyqësor prej tij.

Të dhënat janë grumbulluar, përpunuar dhe analizuar nga INFOCIP gjatë dy viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.

Raporti Vlerësues Nominal për gjyqtarin e Gjykates Administrative të Apelit , Artur Malaj mat dhe vlerëson specifikisht treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor gjatë vitit 2016 dhe 2017.  Matja e kohëzgjatjes fillon nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, Vlerësimi Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari në fjalë ka qenë relator i çështjes gjyqësore.

Gjithashtu, pjesë e këtij Vlerësimi Nominal është edhe ngarkesa gjyqësore dhe frekuenca e vendimimi nga subjekti i vlerësimit, për të ofruar një panoramë më të qartë edhe të arsyeve të vonesave eventuale që mund të konstatohen nga vlerësimi.

Hap raportin e plote me tabelat verifikuese 

Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar