09 Jul Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Shkelzen Selimi për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal
Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Shkelzen Selimi. Vlerësimi professional fokusohet vetëm në analizën e e të dhënave gjyqësore sa i takon afateve dhe vonesave eventualë në shqyrtimin e dosjeve gjyqësore nga gjyqtari në fjalë. Vlerësimi bazohet në të dhënat e grumbulluara nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të Programit Kombëtar të Monitorimit të Gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin e plotë të Vlerësimin Nominal për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkelzen Selimi.
Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari Shkelzen Selimi, nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky Vlerësim Nominal mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari në fjalë ka qenë relator i çështjes gjyqësore. Vlerësimi nuk analizon vendimet e marra në dhomë këshillimi për pranimin ose jo të rekursit në Gjjykatën e Lartë.
Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohëzgjatja
Hap raportin e plote me tabelat verifikuese
Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar