Reth Nesh

Gjykata e hapur për publikun dhe për median është një vizion që ka orientuar punën e INFOCIP që prej vitit 2012. Platforma www.gjykataehapur.al është sintesa e kësaj veprimtarie 7-vjeçare për të krijuar akses sistematik të publikut dhe medias në të dhënat gjyqësore të RSH.

 

Kjo Platformë, përveç aksesit, mundëson vlerësimin objektiv të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Përmes teknologjisë dixhitale, Platforma kontraston dhe interpreton marrdhënien midis afateve ligjore dhe kohëzgjatjes faktike të çështjeve gjyqësore. Objekt parësor vlerësimi është koha e shqyrtimit gjyqësor dhe koha e arsyetim/dorëzimit të vendimeve. Të dy këta komponentë janë treguesit bazë për efektivitetin dhe eficiencën e gjykatave. Ata janë gjithashtu kusht dhe kriter për të vlerësuar gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Përmes gjykataehapur.al ky lloj vlerësimi është tashmë 100% i automatizuar.

Na ndiqni

Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Artan Zeneli për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal

Artan Zeneli u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me dekretin Nr. 7250 datë 01.02.2012, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012.

Prezantim i shkurter (short Bio)

Artan Zeneli ka lindur në Shkodër më 31 Tetor 1968. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë. Z. Zeneli është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1991.  Gjatë periudhës 1991-1992 ka kryer detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Krujë. Më pas, deri në vitin 1999, ka qenë anëtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjate kësaj periudhe ka ushtruar edhe detyrën e zv.kryetarit të kësaj gjykate. Z. Zeneli është larguar me dëshirën e tij për të ushtruar profesionin e lirë të Avokatit, prej vitit 1999 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka qenë njëkohësisht dhe këshilltar  ligjor për kompani shumë të njohura të tregut shqiptar si AMC, Top-Channel, INSIG, etj. Ka qenë i zgjedhur për shumë vite në organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatise dhe Dhomës së Avokatisë Tiranë. Gjithashtu, në vitet 2007-2009 ka ushtruar detyrën e Anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, zgjedhur nga Parlamenti Shqiptar. Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e Gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka kryer dhe detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate deri në korrik 2012.Gjatë karrierës së tij Z. Artan Zeneli ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare në fushën e së drejtës. Në vitet 1993-1998  ka qënë pedagog me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Drejtësisë, te Universitetit te Tiranes në lëndët “E Drejta Civile” dhe “Procedura Civile”.(burimi: faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë)

Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohezgjatja

Hap raportin e plote me tabelat verifikuese 

Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar