12 Jul Vlerësimi i performancës se gjyqtarit Medi Bici për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. INFOCIP publikon Raportin Vlerësues Nominal
Medi Bici emerohet anëtar i Gjykatës së Lartë Me dekretin nr.6579, datë 25.05.2010, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Aleksander Moisiu
Prezantin i shkurter (short Bio)
Medi Bici Ka lindur në Manzë të Rrethit Durrës në 10.09.1957. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Në vitin 1994 është diplomuar jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës me rezultate shumë të mira. Ka ndjekur dhe përfunduar, në periudhën 2008-2010, me medalje ari studimet pasuniversitare në degën “Shkenca Administrative” pranë Universitetit “U.F.O”, me gradën shkencore “Master i Nivelit të Dytë”. Z. Bici është një gjyqtar me karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, duke filluar që nga viti 1993 si jurist pranë Ndërmarrjes së Qymyrgurit Valias. Në periudhën 1993-1994 ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me tej, në periudhën 1994-2004, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Z. Bici gjatë viteve 2004-2010 u emërua dhe ushtroi detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
Për më tepër, gjyqtari Bici ka kryer 30 specializime dhe trajnime, brenda dhe jashtë vendit, në fushën e drejtësisë, kryesisht në të drejtën penale mbi veprat penale të lidhura me krimin e organizuar.
Vlerësimi i performancës / ngarkesa dhe kohëzgjatja
Hap raportin e plote me tabelat verifikuese
Shkarko Raportin ne PDF, version i shkurtuar